Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona.
Ministrja Xhaçka thotë se Shqipëria qëndron pranë Turqisë në këyë ditë të vështirë.
“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll, Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shprehet ministrja Xhaçka.
Ndërkohë, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll bën të ditur se deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.
Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen aty për turizëm ose që kanë të afërm, në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit: +905396566219 dhe +905461000014.
/a.r