Policia e Kingstonit, një provincë e Londrës në Britaninë e Madhe po ndiqte një shërndarës droge që thuajse kishte arritur t’ia mbathte.
Por papritur, personi në kërkim që po vraponte hasi në një kalimtar të guximshëm i cili i vendosi këmbën për ta rrëzuar në tokë, dhe më pas u arrit nga dy policët që e ndiqnin.
Policia e Kingstonit publikoi videon e siguruar nga një kamer sigurie dhe e postoi në Tëitter me komentin: “Falë këtij kalimtari që ndihmoi policët tanë gjatë ndjekjes”.