Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta pasditen e sotme është katandisur me një pjesëmarrje të vogël. Pavarësisht thirrjeve prej disa ditësh, qytetarët kanë refuzuar të dalin në protestën e thirrur nga opozita.
Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet e marra nga droni, pjesëmarrja përgjatë bulevardit është tepër e ulët. Nga një llogaritje e thjeshtë, bazuar në pamjet e marra e dronit, rezulton se në protestën e opozitës nuk janë më shumë se 9100 persona.
Në pjesën qëndrore dhe pranë podiumit, ku densiteti është më i madh, në një sipërfaqe prej 3690m2, nëse do të llogarisim se janë 2 njerëz për m2, rezulton që janë vendosur 7300 veta.
Por, densiteti sikurse shihni nga pamjet ulet edhe më shumë sa më larg podiumit, ku duken pjesë të bulevardit bosh. Në këtë sipërfaqe rreth 3520m2, ku një protestues është vendosur në çdo 3 m2, rezulton se nuk janë më shumë se 1200 protestues.
Ndërsa, tek pjesa e urës së Lanës në bulevard, një person është në 7 m2. Pra, në 4190 m2, nuk janë vendosur më shumë se 600 protestues./m.j
Sipas llogaritjeve të sakta, nuk ishin më shumë se 4.000 der 4.200 pjesëmarres.