Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi fotografitë e tmerrshme të një fëmije, i cili shfaqet i mbyllur në një kafaz. Djali ka qenë subjekt i neglizhencës së kujdestarisë së babait të tij, Jonathan Starr, njerkës Sarah dhe tezes së kësaj të fundit, Shelley Barnes.
Ai u gjet më 19 tetor në Lexington, Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u ‘harrua’ nga familja kur lindi vëllai i tij.
I vogli ishte lënë në një kafaz të ftohtë për qen që nga prilli. Fotot e tregojnë atë pa këpucë dhe duke fjetur në kashtë, raporton “MailOnline”.
Në vitin 2018 shtëpia e tyre e parë u dogj nga zjarret dhe ata u zhvendosën në një vend tjetër. Në banesën e re mbetën të rriturit si dhe katër vëllezërit e motrat e tij, ndërsa i vogli u mbajt jashtë.
Ndërkohë tani Shelley, 56, Jonathan, 32 dhe Sarah, 40, janë arrestuar me akuza për abuzim me fëmijët.
Djali, i cili mbetet anonim bashkë me vëllezërit e motrat e tij, tashmë është nën kujdesin e shërbimeve sociale. Mosha e vëllezërve dhe motrave të tij varion nga tetë muajsh deri në shtatë vjeç.
Jonathan dhe Sarah u martuan në vitin 2017. Ajo kishte dy fëmijë të saj nga një lidhje e mëparshme. 32-vjeçari dhe 40-vjeçarja patën fëmijën e tyre të parë së bashku atë vit, por brenda 12 muajsh ata u detyruan të zhvendoseshin nga shtëpia e tyre pasi ajo u përpi nga zjarret.
Nga ana tjetër, Shelley është një kriminele e dënuar më parë dhe është arrestuar 34 herë. Shtëpia e saj u gjet plot me flamuj të konfederatës dhe fotografitë e tubimeve të vjetra tregojnë disa njerëz të veshur me uniforma të KKK-së.
Nga ana tjetër, ku lindi fëmija i fundit i çiftit, djali i vogël nuk u shfaq më në rrjetet sociale të babait dhe njerkës. Fotot tregojnë vetëm katër fëmijë, duke çuar tek miqtë që pyesin se ku ishte i pesti.
Më parë ai ishte shfaqur shumë në fotot familjare, por papritur u duk se u zhduk nga portreti familjar. Ishte një fqinj që lajmëroi policinë kur pa vogëlushin të mbyllur.
Duke folur për gazetarët, Sherifi Richie Simmons i Davidson County në Karolinën e Veriut, tha: “Unë kam qenë në zbatimin e ligjit për 36 vjet. Kjo është hera e parë që kam parë diçka kaq domethënëse për të qenë i sinqertë me ju”.
Djali u gjet nga policia në temperatura të ulëta.
“Kishte disa rroba, por jo të mjaftueshme për të mbajtur ngrohtësinë për këtë fëmijë. Pak ushqim kishte brenda”, tha sherifi.
Ndërkohë katër fëmijët e tjerë u gjetën të shëndetshëm dhe po kujdeseshin, tha policia, megjithëse edhe ata tani janë nën kujdes.