Policia ka zbuluar edhe “shtëpi bari” ndërsa në pranga ka rënë personi që i ruante shtetasi Hysen Halili,i cili është vëllai i pronarit të ambjenteve dhe kultivohej lënda narkotike.
Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policise:
Krujë/Vijon kontrolli i ambienteve ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vijimi”.
Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Vihet në pranga shtetasi që i kishte në ruajtje ambientet (vëllai i pronarit të ambienteve).
Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/e.d