AKU ka ndëshkuar 13 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt. Gjatë ushtrimit të kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6.150.000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.
Nga pamjet duket se hedhin mishin nëpër govata para paketimit.
/e.d