Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj pretendon se kompania arabe që do të marrë investimin te Porti i Durrësit nuk është e Emirateve.
Sipas Shehajt, kompania është krijuar në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë historik financiar, duke nxjerrë edhe një dokument për pretendimet e tij. Akuzat bashkë me dokumentin i ka publikuar në rrjetet e tij sociale.
Postimi i deputetit:
Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë.
/s.f