Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa ishte duke treguar se çfarë bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, është përfshirë në një incident të vogël.
Sipas mediave serbe, gjatë fjalë së tij, drita e një transmetuesi ra në tokë ku zhurma ndërpreu fjalën e tij për një moment.
“Për pak më goditi”, tha Vuçiç, megjithatë, me një buzëqeshje të vetëkënaqur në fytyrën e tij, ai u mburr me trimërinë e tij duke thënë: “As që lëviza”.
Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Vuçiç zhvilloi ditën e djeshme një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes./m.j
Ovo je najjače nešto na svJet, ikada! pic.twitter.com/AeGfxBRMoj
— Ksenija (@XeniaKsenija) November 10, 2022