Ish-Kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka hedhur kandidaturën e tij në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Lezhës.
Përmes një deklarate, Kaçaj u shpreh se është koha që Lezha t’u kthehet qytetarëve.
“Duke vlerësuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anetarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t’ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër.
Për të kërkuar votat tuaja në Primaret historike, realizuar nga Partia Demokratike une bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë./m.j