Personi që shihni në foto është Orges Xhelili 46 vjeç, i cili plagosi me thikë Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.
Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti me Xhelilin, një ish-punonjës i bashkisë.
Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit. Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.
Mësohet se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.
Kryebashkiaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa forca të shumta policie janë në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.
/s.f