Një oficer policie u vra në Schaerbeek, komunë e vendosur në rajonin e Brukselit, pas një goditjeje me thikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori belg.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin që agresori ka sulmuar policët ka bërtitur më të madhe “Allahu Akbar”.
Autori i sulmit është neutralizuar nga një tjetër patrullë policie pasi është goditur në këmbë dhe në bark.
Dy policët e plagosur dhe autori u transferuan në spital, por njëri prej oficerëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve në pjesën e pasme të kokës.
/a.r