Krimet e Edi Ramës janë komunizëm me gjithë tranzicion bashkë. Ishte kjo deklarata e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit në “Now me Erla Mëhillin”.
“Po këtë Edi Ramën që e kanë 30 vjet mor burrë tani se po na luajnë mendsh. Po ky Edi Rama që ka që në 96’-tën. Po të shikosh mëkatet e Edi Ramës janë sa mëkatet e gjithë tranzicionit t’i fusësh dhe komunizmin brenda,” – u shpreh Kryemadhi.
Deputetja akuzoi kryeministrin Rama për vrasje.
“Sa shqiptarë ka vrarë Edi Rama në vaskat e Vlorës që nuk ju gjendet më trupi e sa pengje janë kufomë në Venezuelë e në Kolumbi të shqiptarëve atje, janë më shumë se viktimat e komunizmit se nuk bën njeri llogari, po ti vetëm llogarit djemtë shqiptarë që janë peng në kartelet e drogës në Amerikën Latine,’ – tha Kryemadhi.
/a.r