Nëkryetari i PD-së Flamur Noka ka komentuar seancën e sotme në Kuvend duke theksuar se gjuha vulgare e kryeministrit Rama tregon qartë përpjekjet e tij për të fshehur aferat e mëdha korruptive.
Noka theksoi se ato fyerje nuk do i lejonte po të ishte në sallën e Kuvendit, por shtoi se ndodhej në takim pune me strukturat.
“Nuk do mund të vazhdonte pas fjalisë së parë asnjë nga ato që ka thënë. Por nuk isha se isha në një takim pune me strukturat. Atë fyerje nuk e gëlltisja në asnjë rrethanë. Sot reaguan 2 kolegët e tij. Kukullat i përdor dhe luan me to. Kukullat ku ky nuk la fjalë banale pa iu drejtuar PD-së, nuk reaguan“-tha Noka.
/e.d