Dr. Mark Galeotti, autor i librit “Luftërat e Putinit” ka zbuluar së fundmi opsionet që mund t’i kenë mbetur presidentit rus në këtë pikë të agresionit në Ukrainë, teksa ka thënë se Putin nuk po përpiqet më të fitojë luftën në fushën e betejës dhe në vend të kësaj thjesht po përpiqet të shmangë humbjen.
Presidenti rus tani po vendos bast që Perëndimi përfundimisht të tërheqë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa beson se Perëndimi është “i dobët dhe i paaftë për të mbajtur fokusin”, tha ai, kështu që plani i udhëheqësit rus është të “gërmojë” dhe ta lërë luftën “të vazhdojë për aq kohë sa duhet”.
Nëse kjo dështon, Galeotti tha se udhëheqësi rus është “i mbërthyer” dhe ka pak opsione të tjera, pasi rusët kanë ngritur perspektivën e negociatave, por aktualisht duket se nuk ka asnjë bazë të përbashkët mes dy palëve, kështu që kjo bisedë është “e pakuptimtë”.
Pastaj është zgjedhja e përshkallëzimit, si për shembull përdorimi i një arme bërthamore taktike, por Galeotti deklaroi se nuk beson se Putin po e konsideron këtë mundësi, ndërsa një zgjedhje tjetër do të ishte dorëzimi që do të shënonte fundin e karrierës së Putinit.
/e.d