Ola Bruko, gazetarja dhe folësja e lajmeve në televizionin News 24, ka përjetuar momente tmerri gjatë alarmit për bombë në qendrën Kristal. Bruko rrëfen se ishte bashkë me vajzën e saj të vogël kur është ndaluar në hyrje të parkingut nga një djalë, i cili i ka komunikuar për ekzistencën e bombës.
“Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal. Tmerr”, shkruan Bruko për bombën e cila rezultoi të ishte atentat i ndaluar në kohë ndaj biznesmenit fierak Nuredin Sula, të cilit i ishte vendosur poshtë makinës një sasi eksplozivi.
Rrëfimi i Brukos:
“E frikshme! Isha me vajzën time tek qendra Kristal! Do shkoja si cdo dite tek dyqani ku siguroj veshjet per edicionet informative kur më ndaluan të hyj nq parkim! Nuk lejohet sot sepse sapo jemi njoftuar për ekzistencën e një bombe aty-më tha një djale që qendronte ne hyrje të parkimit! Nuk e besova në fillim dhe veshtrova perqark…., nuk po shihja njerëz jashtë dhe mendova se ishte ndonjë shaka! Këmbëngula të hyja por ai djali nuk me la vërtet! Në atë moment shikoj mbërritjen e policisë dhe njerëzit që po dilnin jashtë qendrës tregtare! Njoftova redaksine time të lajmeve dhe u largova! Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal! Tmerr!”.