Ministria e Financave publikoi listat e plota për këstin e katërt (19 persona) dhe të pestë (499 persona) të kategorive parësore të ish-të përndjekurve politike, që përfitojnë pagesën e dëmshpërblimeve sipas ligjit dhe vendimit përkatës të qeverisë.
Ministria e Financave shpjegoi përmes një njoftimi për shtyp se shumë shpejt do të bëhet e ditur edhe procedura e përfitimit të dëmshpërblimit nga titullarë të lartë të kësaj ministrie. Ndërsa lista emërore gjendet në faqen zyrtare të MF-së.