Është dorëhequr nga dosja për vrasjen e Pjerrin Xhuvanit një nga prokurorët e çështjes.
Mësohet se prokurori që ka dhënë dorëheqjen është Platin Aliçka, i cili ka arsyetuar se shkak për këtë vendim është gjendja e tij shëndetësore.
Dorëheqja e Aliçkës vjen pas përfundimit të hetimit mbi ngjarjen, pasi tashmë dosja është dërguar në Gjykatë.
Vrasja e mjekut Pjerin Xhuvani ndodhi 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve elektorale, ndërsa për krimin akuzohet ish-oficeri Arbër Papleka, i cili gjatë fushatës elektorale ishte pjesë e “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” të ngritur nga PD.
Xhuvani mbeti i vrarë gjatë një përplasjeje me armë në qendër të qytetit të Elbasanit, ku u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre dy punonjës policie.
Ndërkohë një ditë më parë Arbër Papleka, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka treguar versionin e tij të ngjarjes së një viti më parë, ndërsa ka dhënë një deklaratë.
Deklarata e plotë:
Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le
“Një filozof i vjetër ka thënë që: “I mbjellë nga era e i korrë nga era, Diell krijues e që s’perëndon është Njeriu”. Njeriu është kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe duke u kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë jo në pamjen fizike por në natyrën e tij krijuese ka kriju gjana të ndryshme në jetë. Një ndër institucionet më thelbësore që njeriu ka krijuar është Gjykata, përfaqësues direkt i cili jeni ju.E vetmja gjë që përfaqëson të drejtën hyjnore është gjykimi. Dhe juve kur ju shikoj, nuk ju shikoj thjesht si një njeri. Ju shikoj si një autoritet, e kam thënë edhe tek seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit, do e pranoj me përulësi çdo vendim që do të merrni.
Nuk do e komentoj, as edhe një i afërm i imi, as një lidhje e imja s’do e komentojë… ama deri në momentin që do të vijë një vendim, unë do të shfrytëzoj të drejtën time për me komentu çdo gjë që e quaj të padrejtë.Tani, më lejoni që tu flas pak për subjektin, kush është Arbër Papleka. Nuk do u marr kohë me përsërit vetveten.
Jam i bindur që keni lexu disa gjëra.Në seancën e parë gjyqësore kam tregu gjenealogjinë time, këtu e 15 breza, për 500 vjet. Pra, nuk jam një njeri që njeh thjesht babën edhe gjyshin, jam një njeri që njeh historinë e fisit të vet, këtu e 500 vjet, kur jena kriju. Nuk po përsëris emrat e tyne, që unë i kam përmend me emra në këtë sallë.
Por do ndalem shkurtimisht për diçka që më ka formu mu si njeri.
Halil Papleka, djali i axhës i gjyshit tim, është vra 26 vjeç nga forcat komuniste.*nderpritet seanca disa minuta*Po e vazhdoj aty ku e lashë, tek një përshkrim i shpejtë i personave që kanë ndiku në fillimin e jetës time, në atë kohë ku formohet karakteri i njeriut që është mosha 7-8 vjeç.
Siç e thashë, Halil Papleka, djali i axhës së gjyshit tim, një njeri atdhetar i cili ka luftu nga veriu në jug, kudo që ka patur nevojë atdheu, është vra në moshën 26 vjeçare nga forcat komuniste me duar të lidhuna. Gjyshi im në moshën 31 vjeçare, i cili mbasi ishte vra djalës i axhës së vet me grupin e tij ishin betu që të mos binin të gjallë në duart e komunistave, vendosi që me ardhë me marrë familjet e shokëve të vet që ishin në Tropojë për me i çu në Mal të Zi, e masandej me i emigru që të ishin të sigurtë. Por, në këtë vendim që mori, filloi duke marrë familjet e shokëve, që me e lënë të fundit familjen e vet.
Gjatë kohës që po shkonte me marrë njërën prej familjeve, i bëjnë pritë. Nga prita ai plagoset, për mos me ra i gjallë në duart e tyne, ai vret veten. Ky është gjyshi im. Për mos me u çnderu, ai vrau veten.
Vajza e stërgjyshit tem, në Muzeun Kombëtar janë një palë pantolla të një fëmije 12 vjeç, që janë të qepura me flokët e gruas…të cilët ishin të internum. Në kampin e Tepelenës na vdiq një djalë tjetër 3 vjeç.
Gjithë këto janë një përmbledhje e shkurtër se kush ishte familja jeme.Unë kam lind në një familje me origjinë nga Lekbibajt, edhe me dajët e mi nga Dukagjini, i edukum me tri vlera kryesore. Përgjegjshmëria, duke pas parasysh që çdo veprim që një person bën nuk ndikon vetëm tek personi por ndikon tek krejt familja dhe te krejt fisi.
Me ndjenjën që një burrë nuk ka frikë dhe nuk ka asgja përtej nderit të vet. Ashtu siç e përshkruan dhe Gjergj Fishta tek Lahuta e Malsis kur thotë: “Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le”. Dhe gjëja më kryesore që mësova në jetë, ose që u edukova, ishte pikërisht nderi.
Linda në Shkodër, u arsimova në Shkodër, si një ndër nxënësit më të mirë qoftë në shkollë 8 vjeçare, qoftë në shkollë të mesme, si një ndër njerëzit më aktiv në shoqërinë civile të atij qyteti. Vazhdova shkollën e lartë, Akademinë e Policisë, ku mbarova si studenti më i mirë i të tre viteve, dhe gjatë këtyne kohëve u njofta me teologjinë dhe me filozofinë. Këto dy elementë më dhanë një zhvillim të parimeve ose të mënyrës si isha edukuar unë. Ndjenjën e përgjegjësisë që e kisha marrë që fëmijë nga prindt e mi, nga familja jeme, e zhvillova edhe ma tepër tu pas parasysh që nji person ruhet ndaj asaj që njerëzit shohin edhe mban përgjegjësi ndaj asaj që njerzit shohin.
Kjo ndjenjë u thellu edhe ma tepër, njeriu mban përgjegjësi edhe për atë që mendon para Zotit. Pra, ndjenja jeme e përgjegjësisë evoloi.
Ndërsa ndjenja jeme e frikës që thonte që një burrë nuk ka kurrë frikë, të cilën e kisha luftuar për shumë vite sepse realisht çdo njeri ka frikë, edhe thosha me vete kto m’kan msu që s’ke frikë po realisht ke frikë, gjeti mbështjetje të thënia e një gjenerali të Luftës së Dytë Botnore i cili thonte që: “Një burrë i vërtetë nuk e lejon kurrë frikën që të mposhtë ndjenjën e tij të detyrës, të mposhtë nderin e tij dhe të mposhtë ndjenjën e burrërisë së lindur”.
Por ajo që mësova është se jo se nuk ke frikë, por në një moment të jëtës tënde ti mëson me e kontrollu, por mbi të gjitha ti nuk e lejon që ajo frikë me dal mbi nderin tënd, mbi ndjenjën e burrërisë dhe mbi ndjenjën e detyrës tënde.
E vetmja gjë që nuk evoloi gjatë rritjes teme, gjatë edukimit tem, gjatë leximit pafund të librave, gjatë shoqërimit me njerëz intelektual, ishte ndjenja e nderit. Për mua nuk ka asgjë mbi nderin. Për mua si Arbër Papleka, jam i lumtur të vdes sot në këtë moment, dhe të jem me nder se sa të jetoj i çnderum. Për shumë njerëz mund të duket pakuptim por kët e them nga thellësia shpirtit tem.
Nuk ka gja ma me vlerë për mu se nderi personal. Kët kushdo që më njeh nga afër, kushdo që ka ni për mu, kët e ka të qartë.N’jetën teme nuk kam shajt kënd me nanë e me rop, n’jetën teme kushdo shokë të mi që kanë ndejt me mu nuk e kan ndi as fjalën fundshpinë tu e përmend. Një herë më kanë ndi kalamajtë e mi tu e përmend jashtë në oborr edhe kanë qesh me të madhe tu më tall mu.
As fjalën fundshpinë në zhargonin që përmendet unë nuk e përmendi.Kjo është edukata jeme, kjo është mënyra si jam rrit, sepse nuk kam pas kurrë frikë njerëzit por kam pas frikë vete, sepse e vetmja ndjenjë së cilës unë i ruhem është ndjenja e fajit. Nuk mundem ti baj dikujt një të padrejtë edhe mos ti them më fal…ama ska shans me më ba dikush mu një të padrejtë, kur sja bëj.
Nuk do zgjatem tek ngjarja, nuk do zgjatem te argumentet sepse avokati i përmendi shumicën e tyne.Do ndalem vetëm te momenti final.Në momentin që drejtuesit e policisë, punonjësit e policisë, kanë ardhë aty, unë kam ken në gjendje totalisht të fjetun. Pse? Kam punuar 10 vjet në Polici të Shtetit.
Çdo fjalë që unë flas ktu e flas me përgjegjësi të plotë, edhe mundet me u vërtetu me 100 njerëz jo me 1. Asnjëherë një kriminel, një grup i organizum i krimit, asnjë shans nuk ka pas me dal i fitum me mu. Unë kam drejtu operacione anti terror, kam drejtu operacione kundër terrorizmit, kundër krimit të organizum, nuk ka asnjë shans asnjëherë që krimi ka dal i fitum me mu.
Ardhja e policisë për mu ka ken direkt vënie në gjumë, edhe shikohet edhe në filmim, unë jam krejt i qetë. Në atë moment mbaj mend vetëm që ka ardhë një turmë edhe jam zgju nga gjendja e gjumit edhe kam pa duke sulmu gjithë njerëzit që ishin me mu. Instikti i parë ka ken me shku në atë turmë me nda njerëzit.
Në momentin e parë jam ken me të dy duart lart, e kam shumë të qartë kët gjë, tu than “Mos, mos, se nuk ban kshu, secili në punë të vet”, me predispozitën e vetme me nda. Nuk më shkonte në mend, as me u përplas fizikisht, asgjë. Pse? Nji, ishte policia. E dyta, kisha pa tre njerz me çantë dore, me çantën që mbahen krahaqafë.
Unë kam eksperiencë në polici të shtetit. nuk ka asnjë në këtë sallë që është përplas me armë si unë. Jam përplas me armë për me shpëtu jetën e një doktori, vrasje e cila do u bënte në një ambjent ku kishte mbi 100 njerëz. Jam përplas me armë, personi është arrestu, njerëzit që janë ken me mu kanë shpëtu. Jam përplas për me shpëtu jetë gjyqtari, jam përplas disa herë me armë.
Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd.
Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”.Në kët moment, unë nuk e kuptoj… pa e sha një person, pa e ofendu, pa e shty, pa i ra, pa asgjë, më ka ardhë ai person, me një egërsi që unë nuk ta përshkruaj dot.
Asnjë person, unë jam përplas në jetën teme, po pa asnjë shkak, me një urrejtje. Unë e kam edhe në kët moment fytyrën e tij, me një urrejtje, me fjalë që unë as i kam përmend as kam me i përmend ndonjëherë në jetën teme që i ka përdor.
Me më sha ropt je duke më sha nanën teme. Nana jeme ashtë nderi i dajëve të mi. me më sha ropt, je duke më sha motrën teme. Ashtë nderi i babës tem, nderi i dhëndrave të mi, nderi i nipave të mi. me më sha grun, ashtë nderi jem. Po me më sha vajzën 13 vjeçe…ta harrojë kush se e duroj. Nuk ja kam sha kurrë në jetën teme kurrkujt.Mirë sharje, nuk ka problem. Shtyrje, dhunë, nuk ka problem.
Në momentin final, ka ken një shtyrje e fortë me sharjen finale që ka ba, me afrimin e dorës te trupi edhe në kët moment ka pas krisëm, kur kam pa Pavlon… Pavlon, nuk do hy me e përshkru, nuk du me ju marrë kohë, çfarë ka ken për mu e ça është për mu. Kam pa Pavlo Vuksanin që humbi ekuilibrin dhe tha “Oh mos!”. Vetëm kam ndi “Mos”, bërtitje, dhe dorën mbas krytit. Në atë moment, po ju them, unë jam ba copë mishi. Nuk kam ken njeri, nuk kam ken Arbër Papleka. Jam ba copë mishi.
Kam ba atë që jam trajnu, kam ba atë që jam betu, kam ba ca jam përgatit tan jetën teme. Kam mbrojt nderin tem, kam mbrojt jetën teme, jetën e shokëve të mi. Kam gjujt kur kam pa rrezik, kam gjujt kur kam pa armë.
Di që kam vepru instiktivisht, di që nga momenti që kam nxjerrë armën, nga momenti që kam pa Pavlon që ka humb ekuilibrin, deri në momentin që kam shku afër parkingut ku kam marrë makinën…
Unë në jetën teme kam kalu rreziqe, kam ken në Afganistan, thashë jam përplas me armë, por në jetën teme unë nuk di një moment ku unë të kem pas një… nuk e përshkruj dot me fjalë po kan ken thjesht veprime mekanike, copë mishi. Nuk ekzistonte më asgjë fiziologjike tek unë. Ishte thjesht veprime robotike, veprime për të cilat unë isha përgatit për me vepru me mbrojt veten time, kan ken instikte.
Nëqoftëse mund ta krahasoj, e krahasoj vetëm me një moment në jetën teme kur ne bëshim vetmbrojtje në akademi, një profesor shumë i përgatitur të bënte 100 herë me ba një stil, dhe e kundërshtoshe, thoshe nuk e kuptoj pse më ben 100 herë me e bë kët stil, deri në momentin që unë u përplasa në rrugë edhe instiktivisht unë e bana atë stil edhe pse mendoja se unë se kisha mësu. Pra, du me thën që nga momenti që Pavlo e ka humb ekuilibrin deri në momentin që unë kam shku te parkingu, aty jam kthjellu dhe kam thanë “Tani duhet të ikësh nga Elbasani”.
Ai ka ken momenti kur truni jem mund të them ashtë ndez prapë, “duhet të gjesh mënyrën me ik nga Elbasani”. Dhe i vetmi vend ku mendova unë me shku ashtë vendi që ka njerëzit e fundit në këtë Republikë që i shërbejnë këtij vendi me atdhedashuri dhe me ndjenjën e sakrificës. Ka problemet e veta ai vend po e di që aty janë njerëzit e vetëm ndoshta që kanë ngel që e donë kët vend me gjithë shpirt. edhe kam shku aty ku ashtë shpia jeme, te Renea, i vetmi vend ku jam ndi i sigurtë.Në asnjë moment s’kam mendu me ju shmang drejtësisë, në asnjë moment, i kam pas të gjitha mundësitë.
Pse? E disha se pse e kam ba, e disha se si e kam lanë vendin e ngjarjes. Ka dhanë argumenta avokati, po të lexoni dosjen ka argumenta sa të duash me manipulime të paftyrshme që janë ba në atë vendngjarje.
Nuk më prish punë, kam besim te Zoti.*ndërhyn gjyqtarja, duke thënë se kamera nuk manipulohet*Jam falenderues Zotit që është kjo kamerë sepse ajo tregon pikërisht këtë që po them unë. Sepse në kamerë gëzhojat në vendin e ngjarjes janë në rrugën Lef Nosi nga betonat, 13 gëzhoja, deri përpara makinës së policisë ku kanë ken 4 oficerë policie. Gëzhojat janë pikërisht në atë gjatësi
Kamera nuk ka filmuar asnjë nga këto dy personat që kanë gjujt. Nëqoftëse këto dy personat do kishin gjujt nga ai vend, ku janë gëzhojat, kamera e kap këtë fushëpamje.
Jo vetëm që kamera e kap, por 4 oficerë policie në fuoristradën e bardhë Land Rover janë ken me sy ku dëshmojn se nuk kena pa asnji tuj gjujtë përpara nesh.Prandaj, kamera nuk është e manipulume. Jam shumë falenderues Zotit që ajo kamer është sot. Jam shumë falenderues prokurorisë që e ka administruar atë provë.Që ta mbyll…fjalët e mia të fundit janë:
Nuk pres as mëshirë, nuk pres as mirëkuptim. Pres drejtësi! Ja kam thënë kët fjalë edhe dikujt po s’e ka kuptu. Një drejtësi e tillë ligjore, dhe një drejtësi që kur shikoni burrin tuaj në shpi, djemtë tuaj, nipat tuaj… mos t’ju vrasë ndërgjegja.
Vetëm drejtësi. Fjala e fundit që do them është:A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person?
Ndjej keqardhje, shumë!
A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze? Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë.
Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija.
A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po!
Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë.
As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem.
Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes.
/e.d