Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka organizuar nga operacion në Berat, nga ku u shoqëruan mbi 50 gra.
Kishte një frikë për dekonspirim operacioni dhe për këtë arsye Policia e Beratit nuk u përfshi.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan armë zjarri, 2 kallashnikovë dhe 2 pistoleta.
Gratë e punësuara për kultivimin e drogës ishin nga jugu dhe veriu i Shqipërisë.
80%e serave rezultoi e mbjellë me kanabis ndërsa 20% e saj me perime.
Kanabisi ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh. Serat ku ndodhej kanabisi, kanë qenë ngjitur me atë të domateve dhe perimeve të tjera të mbjella.
Dyshohet se brenda serës bëhej paketimi dhe sistemimi i drogës dhe se punonjëset gra po kryenin përpunimin e drogës brenda serës. Akoma nuk dihet sa është sasia e drogës së gjetur në serë.
Xhim Dyli, 31 vjeç, i shoqëruar në polici, rezulton të jetë pronar i tokës së serave por që ia kishte lënë me qira disa djemve, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Operacioni policor vijon./m.j