Tashmë është bërë zakon që shenja e horoskopit të përdoret edhe si tregues i përputhshmërisë midis dy personave dhe ndoshta ka një arsye. Ka 5 shenja horoskopi të cilat janë bashkëshortët më të mirë, secila me karakteristikat e saj.
Demi – i qëndrueshëm dhe i sigurt
Është një shenjë toke e duruar dhe shumë familjare. Si rrjedhojë, njerëzit e kësaj shenje duan stabilitet financiar, familje dhe të ndërtojnë një shtëpi të ngrohtë.
Gaforrja – e dashur dhe mbrojtëse
Janë një shenjë shumë emocionale ndaj janë dhe prindër të mirë. Janë shumë të përkushtuar ndaj lidhen fort pas një marrëdhënieje. Është një shenjë e lidhur me familjen, shtëpinë, romantike, e ndjeshme dhe ka intuitë ndaj nevojave të partnerit, çka i bën një bashkëshort/e shumë të mirë.
Luani – i ngrohtë dhe i gëzueshëm
Luanët adhurojnë të kenë mbretërinë e tyre dhe të sigurojnë gjithçka, madje janë të shkëlqyer në këtë. Janë njerëz të gëzueshëm dhe shumë mbrojtës. Dëshirojnë shumë të krijojnë familje dhe ta mbajnë partnerin në “gjemba”. Janë një shenjë e ngrohtë dhe e dashur, njësoj si udhëheqësi i tyre, Dielli.
Peshorja – fleksibël dhe romantike
Peshoret funksionojnë shumë mirë në marrëdhëniet në çift. Janë shenjë që përshtaten, të ndjeshëm, diplomatë dhe dinë si t’i lumturojnë njerëzit. Ndonëse pak flirtuese, Peshorja është shumë romantike, krijuese dhe kërkon një partner të qëndrueshëm në jetë. Natyra e tyre fleksibël dhe bisedat e hapura i bëjnë partnerë shumë të mirë.
Bricjapi – ambicioz dhe i përmbajtur
Shenjë e qëndrueshme, e përmbajtur dhe zakonisht janë njerëz të qetë. Shumë ambiciozë por duan shumë të kujdesen për familjen dhe partnerin. Edhe pse nuk i shfaqin emocionet, ata mund të krijojnë një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt për njerëzit e dashur.