Në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni” janë shpallur në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij (Q. X., L. X. dhe K. X.) të cilët kishin në ruajtje banesën e një shtetasi që jeton në Greqi ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Kodër Dushk” në fshatin Derven.
Gjithashtu këtyre personave iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Policia ka sekuestruar 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba. Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.
Vijon puna për kapjen e të 3 personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/a.r