Pas diskutimeve të shumta nmes ligjvënësve në Itali, më në fund është lejuar zbarkimi i anijeve të organizatave humanitare, të cilat shpëtojnë emigrantë të paligjshëm nga mbytja në detin Mesdhe.
747 pasagjerë të anijes Humanity 1, të drejtuar nga OJQ-ja gjermane SOS Humanity dhe Geo Barents, të drejtuar nga Médecins Sans Frontières, kishin arritur të zbarkonin për shkak të gjendjes së tyre fizike dhe psikologjike.
Po ashtu, një anije tjetër e tretë, e quajtur Rise Above e operuar nga Mission Lifeline të Gjermanisë ka arritur të zbarkojë me sukses të 89-të pasagjerët.
Drejtoresha e përgjithshme e organizatës Sophie Beau në lidhje me situatën e emigrantëve u shpreh se tashmë kjo është një “fazë kritike” pasi rrezikohet jeta e individëve.
Ndërkohë, Komisioni Evropian deklaroi mbrëmjen e sotme se refugjatët në bordin e Ocean Viking duhet të “zbriten menjëherë”. Kjo është një deklaratë e pazakontë pasi çështja e imigracioni është kombëtare.
Anija Ocean Viking pritet të ankorohet në territorin francez ditën e nesërme.
Zëdhënësi i qeverisë francize Oliver Veran, e ka quajtur qëndrimin e Italisë sit ë “papranueshëm”. Por megjithatë, Franca ende nuk i ka ofruar “Ocean Viking” një port të sigurt, edhe pse Veran është shprehur se anija do të pranohej.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka falenderuar ditën e sotme qeverinë franceze për marrjen pas të anijes.
Meloni u shpreh: Emergjenca e emigracionit është një çështje evropiane dhe duhet trajtuar si e tillë, me respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe parimit të ligjshmërisë. Duam të themi se sa e vlerësojmë vendimin e Francës për të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë për urgjencën e migracionit, e cila deri më tani ka qenë mbi supet e Italisë dhe disa vendeve të tjera të Mesdheut, duke hapur portet e saj për Vikingët e Oqeanit.
Duket se kjo deklaratë ka marrë kritika nga qeveria franceze, duke e quajtur atë si të papranueshme.
Gjatë këtij viti në Itali kanë zbarkuar rreth 88700 njerëz, ndërkohë që ne vitin e shkuar, shifra ishte vetëm 56500.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka raportua se të paktën 1,891 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i këtij viti.
/e.d