Publikohet foto e të moshuarës së që u dhunua në një azil në Pejë pak javë më parë, teksa protestonte shumë vite më parë për gjetjen e eshtrave të djalit të saj të vrarë në luftë dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së.
E moshuara M. Nura është nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nura. Dhëndri i të moshuarës ka treguar për emisionin “Uniko” se ajo merrte pjesë në shumë protesta derisa u arrit të gjendeshin eshtrat e djalit të saj të ndjerë.
Ju më keni thënë që ka protestuar për gjetjen e eshtrave të djalit?
Po po, pas luftës janë organizuar shumë protesta për gjetjen e eshtrave, për kthimin e trupave të të pagjeturve. Është në protestë për kërkimin e eshtrave të gjithë atyre që nuk kanë ditur dhe akoma nuk dinë, ka ende të pagjetur.
Ajo vendosmëri kërkonte dhe protestonte që t’i gjendeshin eshtrat e djalit.
Ka qenë pjesëmarrëse aktive thuajse në të gjitha protestat e organizuara të asaj kohe me shumë nëna të tjera në kërkim të bijve dhe bijave të tyre.
U arritën të gjendeshin eshtrat?
Një pjesë po. Janë gjetur, është varrosur në kodrën e Çevratit. Më andej është rihapur, është plotësuar me disa eshtra shtesë. Domethënë, vuajtje saqë kjo ngjarja e fundit nuk e ka merituar për t’i ndodhur.
/e.d