Një protestues u arrestua nga policia sot pasi hodhi vezë në drejtim të mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij gjatë një shëtitjeje në York të Britanisë.
“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, u dëgjua teksa thoshte protestuesi ri. Ndërkohë, qytetarët që ishin të pranishëm, bërtisnin “Zoti ruaj mbretin” dhe “turp për ty”.
Daily Mail ka publikuar pamjet kur mbreti gjuhet me disa vezë, të cilat thyhen përtokë. Ndërkohë që mbreti nuk ka bërë asnjë reagim teksa është sulmuar.