Women Startup Competition, konkursi dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse erdhi për herë të parë në Shqipëri si një program i vlerësuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Ky konkurs që synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje dhe inovacion është pjesë e rrjetit evropian të ekosistemit Women Startup Competition. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre të takojnë investitorë dhe partnerë të mundshëm, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit.
Mentorë ndërkombëtarë dhe vendas shoqëruan konkurrentet drejt konkursit final që u zhvillua me 5 nëntor në Durrës, falë WSC që është një prej inkubatorëve të përzgjedhur për të kontribuar në ekosistemin e startup-eve. Gjatë pasdites të së shtunës u prezantuan dhjetë ide kreative biznesi para jurisë dhe përfaqësuesve të biznesit, ku u shpallën edhe 3 prej ideve më të mira.
Albina Bardhi, fituesja e çmimit të parë me startup-in e saj Praktika.al, përveç financimit që do i shërbejë zhvillimit të biznesit të saj, do të ketë mundësinë të bëhet pjesë në finalen europiane, Women Startup Competition, Tamas Muller.
Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Çmimi fitues dhe disa programe mentorimi për startup-et u mbështetën nga One Telecomunications dhe ALBtelecom.
ONE dhe ALBtelecom janë plotësisht të angazhuar për nxitjen e praktikave të biznesit që fuqizojnë gratë dhe nxisin barazinë gjinore në vendin e punës, për tregun dhe komunitetin. Të gjithë aktorët e mjedisit të biznesit duhet ta konsiderojnë barazinë gjinore si një arritje e suksesit të ndërsjellë.