Kryeministri Rama është përplasur sërish me deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj. Teksa ky i fundit kërkoi sanksionim për fjalët e kryeministrit, kreu i qeverisë përsëriti sërish se janë të pa fe dhe bedelë.
Alibeaj: Kryeministri që po ikën duhet të dëgjojë diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, i pa fe, dele, të shitur. vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall vjen në Parlament dhe përdor këtë gjuhë.
Rama: Dëgjo këtu zotrote. Nuk ka asgjë më të rëndë se sa t’i ngresh dhe t’i ulësh njerëzit hajdutë, të korruptuar, vjedhës etj. Këto janë më të rënda se sa e vërteta që ju jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e Shupit.
Ju bëni si llazore edhe ky është një fakt. Ju jeni të pa fe, pa din, pa iman dhe keni lënë prova. I provoni përditë. Ju nuk dini të ndani opinionet, qëndrimet, pozicionet duke ruajtur njerzillëkun. Jeni të gatshëm të nxirrni nga goja gjithë të zezat. Ti je një krye bedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din, iman dhe Atdhe.
/s.f