Ish-kryeministri Nikolla Gruevski shumë shpejt mund të mbetet pa 6 truprojat dhe shoferin me makinën zyrtare. Këtë e kërkojnë deputetët e LSDM-së, të cilët kanë dorëzuar në Parlament propozimin për ndryshimin e Ligjit për Qeverisë. Me këtë propozim ata kërkojnë që ish-kryeministrit dhe liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Gruevski ti hiqen këto pjesëtarë të sigurisë dhe kushtet speciale që ka. Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugarevski ka theksuar se kanë dorëzuar në kohë propozim për ndryshim, por ai akuzoi se kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk po e vë në rend dite.