Një rast i paprecedentë është shënuar në kryeqytet. Policia ka zbuluar hilen e adoleshentëve dhe i ka shoqëruar dy 13-vjeçarët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin Ana Shehu.
Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 150 euro. Por mënyra që ata kishin zgjedhur për të marrë lekët është “goxha interesante.”
Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 150 eurosh.
Ky ishte kushti që i vendosnin klientëve për tu ngjitur më pas në apartamentin e “Anës” për të zhvilluar takimin.
Shuma e parave merrej nga dy të miturit që prisnin viktimat në hyrje të një pallati në territorin e komisariatit nr.4 dhe më pas largoheshin. Klientët trokisnin në një banesë ku nuk i përgjigjej askush.
/e.d