Deputetja demokrate Grida Duma bëri sot të ditur se do të hiqte dorë nga mandati i saj për t’u larguar kështu nga jeta politike. Të njëjtën gjë njoftoi një ditë më parë edhe deputeti Alfred Rushaj.
Vendet e tyre në Kuvend pritet që t’i zënë, Petrit Doda dhe Ori Nebiaj. Por në cilin krah do të shkojnë këta deputetë të “rinj” të PD-së, duke qenë se kjo forcë politike është aktualisht e ndarë në dy kampe.
“Uroj të bëjnë zgjedhjen më të mirë, uroj t’i kenë vlerësuar ngjarjet sa më objektivisht,” shtoi ai.
Ndërsa komentonte faktin që me shumë mundësi PD do të shkojë e ndarë në zgjedhjet lokale, Spaho tha se argumentet e paraqitur nga pala tjetër nuk qendrojnë. Kurse, sa i përket sondazheve, ai shtoi se nuk janë të besueshme në vendin tonë.
“Kështu duket, mesa është deklaruar nga krahu tjetër. Nuk pranonin zgjedhjet me primare. Primaret i kemi pasur edhe në statutin e mëparshëm. Zgjedhjet e 2021 u bënë me primare. Arugumenti që u paraqit nga ta nuk qëndron, për të gjetur një mënyrë ekstrastatutore. Ju e dini sa kredibël janë sondazhet në Shqipëri. Arsyeja themelore është që ne e kemi përcaktuar që do të shkojmë me primare.”
Për Spahon, e mira do të ishte që PD të bashkohej për zgjedhjet, por gjithsesi ai shprehet i bindur që grupi i Alibeajt nuk mund të paraqesë kandidatura serioze dhe konkurruese në zgjedhjet e pranverës.
“Ne insistojmë që të bashkohemi sepse të bashkuar jemi më të fortë. Nëse kjo nuk arrihet, individë të caktuar brenda këtij grupi, mund të rishikojnë pozicionin e tyre dhe të vinë dhe të mbështesin kandidaturën që do të dalë nga primaret.
Tani kemi kaluar në një proces tjetër, ku njerëzit e panë se shumica i takon Foltores. Nuk kanë kapacitete, as për të paraqitur kandidatë që të jenë seriozë e të konkurrojnë. Për të mbushur numrin mund të gjesh. Të organizojë struktura e të konkurrojnë me dinjitet, s’ka. Efekti i këtij grupi do të jetë shumë më i vogël se në 6 mars.”/m.j