Ministri turk i energjisë, Fatih Donmez ka bërë të ditur se Turqia ka filluar të paguajë gazin natyror nga Rusia në rubla. Në një intervistë për “TRT Haber”, ministry Donmez tha se në muajt e ardhshëm se pagesat në monedhën vendase në tregtinë e energjisë me Rusinë do të rritet.
Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, po kërkon gjithnjë e më shumë nga blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj. Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë zgjidhen në dollarë amerikanë ose euro.
Turqia po përpiqet gjithashtu të nxisë tregtinë duke përdorur lirën, e cila është goditur nga politikat monetare.
Sjellim në vëmendje se Ankaraja dhe Moska kanë ranë dakord në Shtator për të filluar pagesat me rubla për furnizimet me gaz natyror.
Kur u pyet për propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për një qendër të gazit natyror në Turqi, Donmez tha se Ankaraja do të hartojë një udhërrëfyes deri në fund të këtij viti dhe mund të mbajë një konferencë për furnizuesit dhe blerësit.
“Ne mund të organizojmë një konferencë ndërkombëtare të gazit, ndoshta në Janar ose Shkurt, për të bashkuar furnizuesit e gazit dhe vendet importuese për të marrë mendimin e tyre”, tha Donmez.
Bashkimi Evropian, i cili më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40% të nevojave të saj për gaz, po kërkon të heqë dorë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në muajin Shkurt.
/a.r