Një dorëheqje plot ankesa ka qenë ajo e Grida Dumës ditën e sotme LIVE në ekran.
Ish-deputetja konfirmoi dorëzimin e mandatit të deputetes duke akuzuar politikën se ka sulmuar mizorisht.
Ajo u shpreh se ka bërë sa ka mundur që Partia Demokratike të kishte pranë SHBA-të.
“Politikës së llumit nuk ia fal që më goditi personalisht, mjerisht dhe mizorisht. Fytyra shumëfytyrëshe bëjnë pazare. Mos u gënjeni nga kllounët që ju shfaqen në ekran” – tha Duma.
Ajo tha se SHBA i shkaktoi PD-së një traum politike, referuar kështu shpalljes së Berishës non-grata.
“Rruga e vetme është bashkimi. Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë. Do ta lë këtë mandat por jam e djathtë sepse jam rritur e tillë pa e ditur që isha e djathtë” – tha ajo.
/a.r
Grida Duma: Është vendimi i duhur. Nuk është vendim për mua, për partinë time, unë nuk mund të qëndroja më dhe të prisja. Mbetem me ngushëllimin që këto goditje kanë qenë një mësim për të mos u gënjyer nga fytyrat e kllonëve të cilat herë pas here dalin me figurën korrekte sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen shumë siç do t’i shfaqen shpesh shumë fytyra që janë zgërdhirje të atyre të korruptuarve. Nuk ua fal kurrë që në mes të gjitha fjalëve për mua, kanë goditur dhe kanë vrarë shpirtërisht djalin tim.
Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betëjen me miq të vyer. Kur veprimet e gabuara të lidershipit e lodhën dhe e gërryen forcën më të madhe, qëndruam me ndershmëri, i qëndruam vendimit të shumicës që u thirr oborrove. Në situatën më të vështirë kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin strategjik SHBA, vijoj të mendoj se duhet ta ketë përkrah. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD nuk ka ndodhur.
Na cate bythen me kyt griden,ajo ska dhene asnji gje per Demokracine e vertete,e quajtura pd ka vetem komuniste spiun e dhoje,dhoje dhumit brenda ksaje partie.E kuptoni se cili eshte monstra e vicidolit me bandat e tija,apo beni sikur nuke jetoni ne kyte vende.