Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e shmangu përgjigjen e pyetjes nëse Luçiano Boçi do të hyjë në primare për Bashkinë e Elbasanit.
Ai tha se kushdo që i shpreh vullnetin për tu futur në garë, Berisha e ka përgëzuar dhe i ka uruar suksese.
“Nuk paraqet kërkesë të unë. Boçi ia paraqet anëtarësisë së PD në Elbasan. Sali Berisha është absolutisht formal. Kushdo që vjen tek unë në zyrë për këtë gjë, unë i them ‘suksese’ ‘të ectë mbarë’ S’kam punë unë me këtë garë.”– tha Berisha.
/a.r