Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja patën këtë mbrëmje një diskutim të gjerë për kryeqytetin. Kështu rinisi ky sezon i emisionit prej 20 dekadash në Report Tv, ‘5 pyetje’ i moderuar nga gazetari Ilir Babaramo.
Primaret në PD-së së Berishës, sollën sot diskutimin e dy kandidatëve nga 7 në total për kryeqytetin. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e hershme, Adriana Kalaja edhe kësaj here përdori si një ‘kal troje’ çështjen e teatrit, kauzë e cila do të çojë në mposhtjen e Veliajt.
‘Unë personalisht kamë dhënë provat që mund ta mposht Veliaj. Bashkë me aleancën e teatrit është një çështje që e kam fituar në Gjykatë. Për shkak të makinerisë që disponon qeveria ndodh ndryshe. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo gjë është kundërshtuar. (…)
Aty po ndodh që me gjithë shoun… në letra s’po ndodh asgjë, janë thirrje dëshpëruese që Veliaj i bën për të gënjyer publikun. Prishja e teatrit në 2020 me premtimet që do e ndërtojnë për 4 muaj ai jo vetëm që s’është bërë po nuk do të bëhet sepse është nën hetim në SPAK.- tha Kalaja.
E ndërsa për Këlliçin, ‘kali i tij i Trojës’ ka qenë çështja e inceneratorëve, për të cilin deputeti shprehet se ende nuk ka asgjë të re nga kjo çështje pasi Veliaj ende nuk është në SPAK.
‘Ende nuk kemi përgjigje nga SPAK për inceneratorët. Ka qenë në SPAK (tabaku) për deponimet e saj. Nuk ka zhvillime sepse Veliaj nuk është në SPAK. (…) Basha nuk ka thënë asgjë se Basha ka hartuar një plan me Bankën Botërore dhe s’bëri asgjë. Kurse Veliaj thotë që landfill ka pasur në Sharrë dhe atë ke dhe sot. Janë paguar qindra mijëra euro dhe sërish e njëjta procedurë ndodh sot.’- tha Këlliçi.
Ndërkohë Adriana Kalaja pati edhe një paralajmërim për fakte të reja për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin sipas saj Gjyqtari i Veliajt ka kaluar vettingun në mënyrë të paligjshme, pikërisht për këtë arsye.
Gjyqtari i Veliajt ka kaluar Vettingut në mënyrë të paligjshmë dhe arsyeja ka qenë vrasja e Ardit Gjoklajt, provat do t’i nxjerr së shpëjti.
Sipas asaj që unë kam investiguar, në fakt është kali im i betejës teatri. Ka një plan të mirëmenduar për të shndërruar Tiranën, pa histori, pa identitet, pa kulturë.- tha Kalaja.
Deputeti demokrat foli edhe për ndërtimet pa leje ku tha se bashkia vepron në mënyrë të padrejtë dhe mbështet krimin.
‘Një kullë ‘Eyes of Tirana’, ka shtuar 7 kate, ndërkohë ke mbi 1200 raste qytetarësh që kanë shkuar në burg për një dritare. Ke policinë më të dhunshme sot, ke frikë të kthesh kurrizin. Vendos të paktën 1000 gjoba në ditë. Pse këta politikanët e mzhorancës nuk jetojnë në Tiranë? Se janë të pa jetueshme kushtet. Ai psh (Veliaj) ka ashensor privat në shtëpinë e tij pa leje, ankohen qytetarët, të vijë këtu e të flasë për të.’- tha Këlliçi.
Dy kandidatët u pyetën edhe për vendimet e para në rastin hipotetik nëse do të fitonin përballë Veliaj.
- Vendimi i parë: Projektimi i një projektligji për futjen e referendumit të pushtetit lokal.
- Vendimi i dytë: Do marr vendimin për të shembur me tritol çdo kullë. Do ti rreshtoj dhe se kam problem.
- Vendimi i tretë: Do anuloj projektet korruptive. I gjithë projekti i unazës së re është ndryshuar për Edmod Bekos, miku i Ballës. – tha Kalaja.
Ndërsa për deputetin demokrat kanë qenë në fokus transparenca dhe rishikimi i plotë i planit urbanistik.
- 1- Transparente çfarë ka ndodhur me Tiranën.
- 2- Do marr masë drastike për të ulur taksat në qytet. Pra nuk do vjedh.
- 3- Rishikim i plotë i planit urbanistik.- tha Këlliçi.
Fituesi i primareve do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në garën e 14 majit. Pas dorëzimit të kandidaturave, pritet që të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit./m.j