Ish- deputeti Lefter Maliqi shprehet se do të kandidojë për kryetar bashkie në Kuçovë.
Duke qenë se kjo bashki nuk është fituar asnjëherë nga e djathta ai thotë se do ta thyejë për herë të parë këtë bastion.
Do të konkurroj në bashkinë e Kuçovës. Meqenëse kjo bashki nuk është fituar ndonjëherë nga e djathta unë do të thyej për herë të parë këtë bastion.
Pavarësisht segmenteve shtetërore që bëjnë presion ne do të përgjigjemi me organizim të fortë dhe fitore. Kam bindje totale që do të marr pjesë dhe në primare nëse do të jetë e nevojshme. Jam gati të futem dhe në primare por pres marrëveshjen mes Berishës dhe Metës për këto primare” tha ai.
/s.f