Presidenti Vladimir Putin ka vënë në alarm liderët e Perëndimit pas telefonatës së fundit që ai zhvilloi me liderin francez, Emmanuel Macron, ku mori në referencë sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.
Sipas burimeve diplomatike, Putin mësohet t’i ketë thënë tekstualisht Macron “nuk është e thënë të sulmosh qytetet e mëdha për të fituar luftën”, duke dhënë në këtë mënyrë opinionin e tij për bombat bërthamore në Japoni, që i dhanë fund dhe Luftës së Dytë Botërore.
Shtetet e Bashkuara hodhën dy bomba atomike më 6 dhe 9 gusht 1945 në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, të cilat vranë 129-226 mijë persona dhe sollën dorëzimin e Japonisë ndaj aleatëve 6 ditë më vonë.
Për shumë ekspertë, këto referime të Putin janë tepër shqetësuese pasi mendohet se kreu i Kremlinit po përgatitet të përdorë një armë bërthamore taktike në Ukrainë, pikërisht në zonat ku ushtria e tij po pëson humbje të njëpasnjëshme.
Një burim pranë pallatit presidencial francez raporton, se kreu i Elysse u alarmua shumë nga kjo telefonatë, pasi mendoi se Putin mund të kishte paralajmërua detonimin e një armë bërthamore në lindje të Ukrainës, duke e lënë Kievin të paprekur.
Sipas një gazete franceze edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss ishte shumë e shqetësuar në ditët e fundit nga mundësia e një sulmi bërthamore në Ukrainë, madje ajo ishte e fiksuar te parashikimi i motit për të parë mundësinë nëse reja radioaktive do të fluturonte më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimet inteligjente informuan kryeministren më jetëshkurtër në qeverinë britanike se Putin mund të shpërthente një bombë bërthamore mbi Detin e Zi, thjesht për të treguar ata se çfarë është në gjendje të bëjë.
/a.r