Nadir Nibras, një i ri nga Bangladeshi, ka zgjedhur që të vizitojë Shqipërinë.
Ai udhëton jo vetëm për pasion, por edhe për profesionin e tij për filmat, për të xhiruar vende, njerëz apo histori të veçanta dhe frymëzuese.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se më parë punonte si inxhiner IT, por vendosi që ta lërë këtë profesion.
– Advertisement –
Nga Shqipëria, Nibras tha se qyteti që pëlqen më shumë është Gjirokastra. Nibras nënvizoi se ka provuar shumë ushqime shqiptare.
“Të gjithë duan të udhëtojnë, në fillim filloi thjesht duke marrë video të vogla me kamera, por para 5 vitesh, aty kuptova që kjo është diçka që mund ta bë si profesion. Fillova që të bëja gjithmonë e më shumë, lashë punën që kisha. Isha inxhinier IT. Prindërit e mi nuk ishin aspak të lumtur dhe tani më mbështesin gjithnjë e më shumë. Kam filluar që të bëja para dy vitesh.
Nga qytetet më pëlqen Gjirokastra, që ka një ndjesi magjike si qytet. Për natyrën, në veri të Shkodrës, është shtegu nga Thethi për në Valbonë. Kam provuar shumë ushqime shqiptare, kam ngrënë shumë doma, byreke dhe speca të mbushur”, theksoi ai.
/a.r