Ka përfunduar gjykimi për pasojat e tërmetit të vitit 2019 që shkaktoi viktima dhe shumë të plagosur.
Ish-drejtori i ALUIZN-it Durres, Flamur Gjuzi ka fituar pafajësinë.
Ish-drejtori i IMT-së Artur Çela dhe pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona, Artur Terziu po ashtu kanë fituar pafajësinë.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.
Per çfarë akuzohej Gjuzi?
Flamur Gjuzi, në cilësinë e ish-drejtorit të ALUIZNI-t Durrës, ka legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
/a.r