Rikthehet në Gjykatën e Apelit në Greqi, banda shqiptare e akuzuar për 30 vjedhje dhe 12 grabitje, njëra prej të cilave fatale. Deklaratat e viktimave janë tmerruese, shkruan Protothema.gr.
Skenat e zymta dhe të përgjakshme të bandës së egër të hajdutëve shqiptarë që hynë në shtëpitë në Atikë dhe rrahën banorët duke i bërë për spital, për t’i rrëmbyer gjërat me vlerë do të rikthehen nesër në Gjykatën e Bashkuar në Apelit. Një prej rasteve rezultoi fatal, pasi një e moshuar në Melissia u rrah për vdekje, shkruan abcnews.al.
Grupi i egër i “Nikos” (i cili besohet se është një nga drejtuesit) i “Xha Benit”, ” Mirelit “, ” Enos”, ” Cliton” dhe i 12 anëtarëve të mbetur, që kanë kryer grabitjet, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve për 30 vjedhjet që kanë kryer, 10 grabitjet e përgjakshme prej të cilave njëra ishte fatale dhe të tjerat me mizori të veçantë, siç thuhet në raportin e Sigurimit.
Në lidhje me sulmin me grabitje fatale në Melissia, në raport theksohet se “pacientja ka ndërruar jetë më 7 maj 2016 dhe sipas dëshmisë së motrës së saj, mjekët kurues kanë përmendur si shkak të vdekjes rrahjen që ajo ka pësuar nga autorët e grabitjes”.
Vlen të theksohet se nga telefonat në një bisedë të njërit prej autorëve, flitet për sulmin vdekjeprurës dhe gjithë brutalitetin që fshihnin brenda.
“Jemi brenda. I kemi kapur por po bëjnë shumë zhurmë… [….]. Nuk gjejmë asgjë, nuk na japin asgjë. E kam bërë vetëm me gjak, asgjë”.
Dëshmitë e tmerrit: “Autori që më goditi ishte shumë i dhunshëm dhe goditjet e tij veçanërisht brutale”
87-vjeçarja fatkeqe, e cila në të gdhirë të 5 marsit 2016 mori goditjet e egra nga hajdutët shqiptarë me kapuç në kokë dhe fytyrë të mbuluar dhe pak orë pasi doli nga spitali dha frymën e fundit, dëshmoi se:
“Kam jetuar gjithmonë në Melissia Attica në një apartament në katin e parë të një shtëpie dykatëshe me motrën time. Më datë 05.03.2016 dhe rreth orës 04:30, tre autorë të panjohur të cilët ishin ngjitur në ballkon, kanë thyer një pjesë të grilave prej druri dhe më pas xhamin e dritares.
Një sulmues hyri në dhomën e motrës sime dhe sulmuesi tjetër hyri në dhomën time ku unë isha duke fjetur. Filloi të më godiste fort me grushte në fytyrë duke kërkuar që t’i tregoja ku i kemi paratë. Sulmuesi i tretë kontrolloi të gjithë shtëpinë ndërsa ne ishim të palëvizura në shtretërit tanë. Më pas e çuan motrën time nga dhoma e saj në dhomën time, ku na lidhën së bashku, duke përdorur një rrip pëlhure që kishin bërë në atë kohë duke grisur një çarçaf.
Autorët hoqën unazat që kishim në duar unë dhe motra ime. Gjithashtu një kuti me bizhuteri ari nga dhoma ime. Vlera e bizhuterive ishte afërsisht 5000 €. Më pas autorët janë larguar, njësoj si kanë hyrë në shtëpi. Më lejoni t’ju them se sulmuesi që imobilizoi motrën time mbante një armë. Nuk kam ruajtur asnjë karakteristikë të autorëve pasi mbanin kapuç dhe doreza. Gjithçka që mbaj mend është se ai fliste mirë greqisht.
Sapo grabitësit u larguan thirrëm policinë dhe më çuan në spital. Unë bëra një test depistues dhe u largova pas disa orësh. Sulmuesi që më goditi ishte shumë i dhunshëm dhe goditjet e tij ishin veçanërisht brutale. Fytyra ime ishte e fryrë dhe e mavijosur”.
“Po e godiste motrën time në fytyrë”.
Motra e viktimës e përshkruan skenën kështu: “Jetoja në Melissia me motrën time në një apartament në katin e parë të një pallati dykatësh. Më datë 05.03.2016 dhe rreth orës 04:30, tre autorë të panjohur të cilët ishin ngjitur në ballkon kanë thyer një pjesë të grilave prej druri dhe më pas xhamin e dritares.
Një nga autorët hyri në dhomën time dhe më befasoi dhe i dyti në dhomën e motrës sime. Autori i tretë po kontrollonte shtëpinë për para. Ai që hyri në dhomën time ishte i gjatë, rreth 1.80 me një kapuç që i mbulonte tiparet e fytyrës deri në hundë. Më mbuloi gojën që të mos bërtisja dhe më pas më pyeti ku kemi para. Në dhomën tjetër autori, karakteristikat e së cilës nuk më kujtohen, po godiste motrën time në fytyrë dhe po ashtu i kërkonte para.
Ndërkohë që dy autorët na mbanin të palëvizur, autori i tretë ka trazuar të gjitha ambientet e shtëpisë pa marrë asgjë. Më pas më çuan në të njëjtën dhomë me motrën ku na lidhën me një rrip pëlhure që e kishin bërë në atë kohë duke grisur një çarçaf. Na u hoqën nga duart dy unaza dhe një orë pa vlerë.
Më pas rreth orës 05:30 janë larguar. E zgjidha motrën duke prerë pëlhurën me gërshërë dhe thirra policinë. Motra ime u dërgua në spitalin e Kryqit të Kuq si masë paraprake. Autorët flisnin mirë greqisht dhe mbanin doreza lëkure të zeza”.
/s.f