“Mbretëresha Elizabeth krijoi miqësi të ngushtë me Tom Cruise vetëm disa javë para vdekjes së saj”. Kështu ka deklaruar së fundmi një burim për “Sunday Times” të Londrës.
60 vjeçari u shfaq gjatë festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës , duke shënuar 70-vjetorin e saj në fron, por mbretëresha u ‘bllokua’ nga problemet shëndetësore dhe nuk ishte në gjendje ta takonte aktorin e famshëm.
“Mbretëresha bëri të ditur se ajo ishte vërtet e zhgënjyer që nuk e kishte takuar Tomin gjatë festimeve, kështu që ai u ftua të bënte një turne të veçantë në Kështjellën Windsor me gjithçka që ishte përgatitur për të. Më pas, vetëm ata të dy pinë çaj së bashku”, tha burimi.
Vizita ishte një sukses, me Cruise që iu dha shansi të qëllonte një armë ceremoniale.
“Ajo i pëlqente ta shihte atë, aq shumë sa e ftoi atë për drekë. Ai madje u lejua të fluturonte me helikopter”, shtoi burimi.
Miqësia e tyre do të vazhdonte me një takim dreke, por nuk ndodhi: Elizabeth vdiq më 8 shtator në moshën 96 -vjeçare , përpara se të takoheshin sërish.
Përpara se të shfaqej si pjesë e konkursit të kuajve të Jubileut Platinum Gallop Through History në maj, Cruise foli gjatë një interviste televizive për admirimin e tij për Mbretëreshën.
“Ajo është thjesht një grua që unë e admiroj shumë. Mendoj se ajo është dikush që ka një dinjitet të jashtëzakonshëm dhe e admiroj përkushtimin e saj. Ajo që ajo ka arritur ka qenë historike”, tha ai në atë kohë.
/s.f