Ish-i dashuri i bigamistes më të keqe në Britaninë e Madhe, Wayne Harper, ka rrëfyer se e ka braktisur atë pasi zbuloi se ajo po e tradhtonte. 48-vjeçari tregoi se Emily Horne kishte një lidhje tjetër gjatë 18 muajve që ishin në një romancë bashkë.
Ata ishin takuar kur të dy ishin në spital në të njëjtën kohë, ai pas një aksidenti me biçikletë dhe ajo për një operacion të vogël.
“Ajo është e bukur, e hollë, seksi dhe inteligjente. Çfarë mund të kërkojë më shumë një mashkull?”, u shpreh në atë kohë Wayne, nga Brierley Hill, West Midlands.
Në momentin kur ai mësoi se e dashura e tij e re ishte tashmë grua e pesë burrave të ndryshëm, 48-vjeçari u zotua se do t’i qëndronte pranë për aq kohë sa ajo i qëndronte besnike.
Por 18 muaj më vonë, Wayne filloi të dyshonte. Ai e akuzoi Emily-n për tradhti dhe e braktisi atë.
Së fundmi, Wayne ka rrëfyer në një intervistë për “The Sun” traumën e marrëdhënies së tij me Emily.
“U ndava me të sepse mora vesh se ajo po më tradhtonte. Kam qenë me të vetëm 18 muaj dhe nuk ishte një fund i lumtur. Nuk më ka mbetur asgjë nga ajo në jetën time, asnjë foto, asgjë”, ka treguar 48-vjeçari.
Ky i fundit, i cili tani është beqar dhe jeton vetëm, ka shtuar: “Unë isha partneri i saj jo bashkëshort dhe në atë kohë ajo kishte pesë burra”.
Emily – një ish-yll i filmit për të rritur – i tha Wayne se nuk kishte ku të jetonte pasi doli nga spitali, kështu që ajo u transferua me familjen e tij menjëherë pasi doli nga spitali.
Ndërkohë tradhtia e Emily-t u zbulua në dokumentarin e “Channel 4”, “The Bigamist Bride: My Five Husbands”. Ajo u dënua për herë të parë për bigami rreth vitit 2004 dhe u dënua me gjashtë muaj burg.
Emily u dënua me një dënim të dytë për bigami në vitin 2009 – dhe u burgos për 10 muaj e pezulluar për dy vjet.
“Ajo më tregoi se ishte një bigamiste disa javë pasi u takuam. U trondita pak kur më tha se ishte e martuar me pesë burra. Ajo gjithashtu më tha se kishte bërë disa filma për të rritur dhe unë isha pak i habitur për këtë. Por mund ta kuptoj pse ajo nuk donte të më tregonte të gjitha detajet e tmerrshme”, ka treguar Wayne.
Ai ka shtuar edhe pse nuk kishte në plan që të martohej me të, ai donte të ndërtonte një jetë me të.