Si sot dy vite më parë, ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u konfirmua aktakuza e Prokurorisë së Specializuar të Hagës.
Pikërisht në këtë ditë, djali i tij, Endrit Thaçi ka kujtuar këtë moment, teksa bashkangjitur fotos ka shkëputur edhe një pjesë të deklaratës së Thaçit.
“Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim”, shkroi ai krahas fotos së babait të tij, ish-kreut të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit.
Kater udheheqesit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniçin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991./m.j
Postimi i Endrit Thaçit