Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali. Sipas mediave lokale një 42-vjeçar shqiptar me iniciale E.B ka humbur jetën si pasojë e rënies nga çatia e një kasolle në fshatin Chiabotto në San Giorgio Monferrato.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 teksa shqiptari po rinovonte çatinë e kasolles.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se kolegët e shqiptarit e dërguan me urgjencë në spital por ai humbi jetën gjatë rrugës.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes pasi shqiptari ra nga një lartësi prej 5 metrash.
/s.f