Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan ka arritur një marrëveshje për dërgimin pa pagesë të grurit në vendet në nevojë, duke përfshirë Xhibutin, Somalinë dhe Sudanin, njoftoi të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e ka bërë të dtur Erdogan, i cili lajmëron dhe arritjen e marrëveshjen, raporton Reuters.
“Në bisedën time telefonike me Vladimir Putin, ai tha më tha se le ta dërgojmë këtë drith në vende të tilla si Xhibuti, Somalia dhe Sudani falas dhe ne ramë dakord. Ne do të sigurojmë që anijet me grurë të arrijnë të gjitha vendet në nevojë, veçanërisht Somalinë, Xhibutin dhe Sudanin, të cilat po luftojnë me një krizë serioze ushqimore dhe urinë,” tha Erdogan.
Rusia këtë javë iu rikthye marrëveshjes për furnizimin e grurit që lejon Ukrainën të eksportojë përmes Detit të Zi. Marrëveshja e korrikut, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, do të rinovohet më 19 nëntor, tre ditë pas përfundimit të samitit të G20-s në Indonezi. Putin e kritikoi vazhdimisht marrëveshjen.
/s.f