Edit Mihali, sopranoja e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit e cila u nderua sot me Çertifikatë Mirënjohje për kontributin e saj në skenën e TOB, nga kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh mirënjohëse për kushtet e reja në të cilat punojnë sot artistët.
Një vlerësim të veçantë ajo bëri edhe për kryetarin e Bashkisë që siç u shpreh artistja e skenës shqiptare, e ka transformuar kryeqytetin shqiptar.
“Unë sot jam në një godinë që është ristrukturuar mbas tërmetit, që pati shumë probleme. Jo vetëm për këtë ju falënderoj, jo vetëm nga interesi im personal, por dua t’ju falënderoj për atë çfarë shikoj çdo ditë në Tiranë. Nuk gjej dot fjalë që t’i përshtatet dhe të jetë falënderuese karshi gjithë asaj që unë shikoj sot në Tiranën tonë dhe Tiranë time që ka vuajtur shumë atë periudhë të tmerrshme të gjumit letargjik,” u shpreh Mihali.
/e.d