Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan i shpëton ekzekutimit në një atentat gjatë tubimit antiqeveritar të partisë së tij në Gujranwala mesditën e sotme.
Azhar Mashwani, një zyrtar i partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf të Khanit, konfirmoi për Al Jazeera se politikani u qëllua në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetën.
Imran Khan u transferua nga vendngjarja me një makinë të blinduar.
Ai u dërgua në një spital në Lahore.
Mësohet se janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.