Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë, teksa një e moshuar dhunohet dhe filmohet nga një grup infermieresh dhe punonjësish të një shtëpie të moshuarish në Pejë.
Ajo që shihet në llogarinë e facebooku i shtëpisë së të moshuarve në Pejë duket se jeta e tyre ishte një parajsë. Ata festonin ditëlindjet e njëri-tjetrit madje edhe festat e tjera bashkë me stafin.
Para kamerave jeta e të moshuarve aty dukej perfekte për audiencën, ndërsa pas kamerave ata dhunohen, e provuar kjo nga videoja e bërë publike ditën e sotme në rrjetet sociale.
Kujtojmë se e moshuara është marrë ditën e sotme nga streha ku qëndronte, ndërkohë që nuk dihet nëse ky është një rast sporadik apo i përsëritur edhe me të moshuyar të tjerë.