Ka përfunduar pas 3 orësh mbledhja e Kryesisë së grupit të Enkelejd Alibeajt që po zhvillohej në degën e PD-së nr.7 në Tiranë.
Pas mbledhjes, Alibeaj tha se Kryesia mbështet qëndrimin e grupit të Alibeajt për negociatat me grupin e Berishës. Kujtojmë se negociatat mes dy grupimeve në PD dështuan.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj u shpreh se të premten në orën 3 do të zhvillohet një tjetër mbledhje Kryesie sëbashku me Kolegjin e Kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.
Alibeaj: Mbledhja sot, 3 orë. Nuk mjaftonin. u bë kohë që nuk është mledhur Kryesia e PD-së. Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.
Kam qenë i pari ndoshta që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Dhe qëndrimi ynë ndoshta e mori frymëzimin nga sjellja e përfaqësuesve në Mirditë, ne jemi për 1 kandidat fitues, të demokratëve, të bazës dhe nëse shkojmë në zgjedhjet lokale, do duhet të shkojmë për të fituar.
Unë them se kemi mbajtur qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që të mos ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. 1 kandidat dhe kjo është shumë e rëndësishme, 1 kandidat fitues që të jetë shëmbëlltyre e të gjithë publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye besoj jeni në dijeni të asaj çka ishte oferta, Bardhi e bëri publike, për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues, 50% nga primaret, 50% nga sondazhet me një këshill politik me unanimitet. Besoj është mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do ishte për të asimiluar njërin grup nën pretendimin se janë shumicë, nuk çon te kandidati, por ideja fikse, hajde ti më njih mua. Kjo nuk shkon. Ne duhet t’i shërbejmë demokratëve, t’i japim komoditetin që të përballen me të keqen më të madhe”, tha Alibeaj.
/e.d