Partia Demokratike ka publikuar spotin e primareve, të cilat do të zhvillohen për herë të parë në të gjitha bashkitë e vendit nga kjo parti.
Me theksin tek vota e çdo anëtari, PD thekson se ka ardhur koha që t’i jepet fund listave arbitrare ose kryetarokracisë.
Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e vetëm, ku simpatizantët dhe anëtarët do të vendosin me votë kandidatin që do të përfaqësojë komunitetin e tyre.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.
/a.r