Një video e rëndë ka qarkulluar në rrjet ditën e sotme, ku një e moshuar dhunohet në një qendër kujdestarie në Pejë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha ditën e sotme në “Zona Zero” më gazetarin Thimi Samarxhiu se e moshuara, është nëna e një dëshmori.
Mësohet se e moshuara e dhunuar në Qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë rezulton të jetë nëna e dëshmorit Taulant Nuraj. Ky i fundit ka vdekur në betejë me serbët, në fshatin Çabrat, në kohën kur zhvillohej lufta në Kosovë.
E moshuara u dhunua sot nga punonjësja Aurona Pelaj e cila bashkë me koleget e saj, e rrihnin dhe e filmonin e duke e tallur gjithashtu. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëse po hetohen. Rrjeti është mbushur me reagime që kërkojnë revokimin e licensës.
“Revokim të licencës dhe dënim meritor për dhunuesen Aurona Pelaj bashkë me kontribueset e këtij akti makabër ndaj gruas së moshuar,”– shkruhet në postimin e shpërndarë masivisht./m.j