Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24 ka folur për mos arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve brenda Partisë Demorkatike për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët ndërsa i është përgjigjur deklaratës së Berishës se kush dëmton logon e PD-së i ka bërë hesapet shumë keq.
Kësaj deklarate Bardhi iu përgjigj duke thënë se nuk e merr si kërcënim pasi nuk intimidohet lehtë, ndërsa shtoi se çdo demokrat duhet të përpiqet për të mos edëmtuar emrin e mirë të PD-së për interest personale.
“Flamuri i PD është i shenjtë, çdo përpjekje e çdo demokrati duhet të jetë për të mos e dëmtuar emrin e mirë të PD-së për interesat e tij personale. Nuk e marr si kërcënim fare. Ndodshta është kërcenim se nuk para intimidohem nga kërcënimet. Kam bërë dhe do vazhdoj të bëj që që besoj, nuk intimidohem.
Takimi i thirrur sot ka qenë i thirrur nga Alibeaj dhe është diskutimi i vendimmarrjen mbi qëndrimin e djeshëm nga grupi i PD-së. Do diskutohet për hapat e mëtejshëm, unë kam të qartë qëndrimin tim në mbledhje por nuk vendos unë”, u shpreh Bardhi./m.j