Pasi qëndroi disa kohë në Argjentinë, Wanda Nara është kthyer tashmë në Evropë për të parë fëmijët e saj. Ajo fillimisht vizitoi Stambollin ku ish-partneri i saj, Mauro Icardi, po luan me fanellën e Galatas, më pas mori fëmijët e saj dhe vizitoi Londrën e Parisin.
E teksa ndodhej në kryeqytetin francez, nëna e 5 fëmijëve vendosi të zhvillonte një set fotografik, i cili bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale. Nara është fotografuar nën Kullën Eiffel pa veshur të brendshme.
Trupi i saj ishte i mbuluar nga një pallto lëkure e shtrenjtë, të cilën e la të hapur në fund duke zbuluar një tatuazh pranë pjesëve intime.
Wanda Nara e cila ka 15.5 milionë ndjekës vetëm në “Instagram” shkaktoi një “tërmet” me fotosesionin e saj të ri dhe komentet vërshuan në rrjet.
/e.d